Lidhje

Udhëheqës të Ballkanit takohen në Ohër - 2003-11-01


Udhëheqës të vendeve të Ballkanit po zhvillojnë në Ohër të Maqedonisë një takim të organizuar nga presidenti maqedonas, Boris Trajkovski.

Takimi është privat. Aty po marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, zyrtarë qeveritarë nga Bosnja, si edhe kryemisnitri i Norvergjisë. Qëllimi i këtij takimi ështrë afrimi i zyrtarëve dhe afirmimi i dialogut mes vendeve të rajonit.

Duke marrë shkas nga takimi një këshilltar i kryeministrit të Kosovës tha se qëndrimet e zotit Rexhepi, në marrëdhënie me vendet fqinje kanë qenë gjithmonë konstruktive. Rexhep Hoti, që ndodhet në Ohër së bashku me zotin Rexhepi tha të shtunën në një intervistë me Zërin e Amerikës se kryeministri është i angazhuar për raporte të barabarta ndërshtetërore, dypalëshe dhe shumëpalëshe. //kk//

XS
SM
MD
LG