Lidhje

Fati i amerikanëve që figurojnë të humbur në luftime, përbën një detyrim të veçantë  për Shtetet e Bashkuara - 2003-11-02


Njëri prej fatkeqësive më të tmerrshme që mund t’i ndodhin një anëtari të forcave të armatosura, është të përfshihet në listen e atyre që nuk u dihet fati. Amerikanët e vrarë në luftë vdesin të sigurt se do të bëhet çdo përpjekje e mundshme për të gjetur trupat ose eshtrat e tyre për një varrim të përshtatshem, se familjet do të njoftohen për vdekjen e tyre dhe se sakrificat e tyre do të kujtohen nga populli mirënjohës amerikan. Robrit amerikanë të luftës e dijnë se bashkëatdhetarët e tyre kurrë nuk do të pushojën deri sa ata të lirohen. Por, fati i amerikanëve që figurojnë të humbur në luftim, përbën një detyrim të veçantë për Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara janë të detyruara me ligj dhe moralisht për të siguruar informacionin rreth çdo amerikani që figuron i humbur në konfliktet e armatosura. Nëse është e mundur, eshtrat e ushtarëve të humbur, duhet të gjenden dhe të varrosen në mënyrë të përshtatshme. Dhe për sa kohë që ekziston mundësia se ushtarët amerikanë që figurojnë të humbur, të jenë gjallë, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë çdo përpjekje për t’igjetur dhe për t’i sjellë në atdhe. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2000, Kongresi amerikan miratoi aktin ”T’i Sjellim Gjallë në Atdhe”. Më tepër se 8 mijë ameirklanë ande figurojnë të humbur nga lufta në Kore dhe gati 2 mijë të tjerë nga lufta në Vietnam. Sipas ligjit amerikan, çdo shtetasi të Vitnamit, Kamboxhias, Laosit, Kinës, Koresë së Veriut apo republikave ish sovjetike që pesonalisht i dorëzon qeverisë amerikane një ushtar të gjallë amerikan që figuron i humbur nga luftrat në Kore dhe Vietnam, i jepet strehim politik në Shtetet e Bashkuara. Sipas ligjit, strehim politik në Shtetet e Bashkuara u jepet edhe familjeve të atyre që ndihmojnë ushtarët amerikanë të bien në kontakt me autoritetet emerikane. Që nga përfundimi i luftës së Vietnamit më 1975, ka pasur njoftime se janë parë ushtarë amerikanë që mbahen në Azinë jug-lindore. Por deri tani nuk është konfirmuar asnjë prej këtyre njoftimeve. Çdo njeri që ka informacion për ndonjë ushtarë amerikan që figuron i humbur në luftime, duhet të bier në kontakt me autoritetet amerikane.

XS
SM
MD
LG