Lidhje

Izraeli zbut kufizimet për punonjësit palestinezë në Rripin e Gazës - 2003-11-02


Ushtria izraelite lehtësoi kufizimet e lëvizjes për punonjësit palestinezë nga Rripi i Gazës që punojnë në Izrael, por që nuk janë lejuar gjatë 30 ditëve të fundit të hyjnë në territorin e tij.

Vendimi është i vlefshëm për 10 mijë palestinezë që punojnë në Izrael.

Kufizimet u vendosën pas një shpërthimi vetëvrasës palestinez që shkaktoi vdekjen e 22 njerëzve në një restorant të qytetit Haifa më 4 tetor.

Që nga fillimi i kryengritjes palestineze më shumë se tre vjet më parë, Izraeli ka kufizuar rreptë, për arsye sigurimi, udhëtimin nga territoret palestinez si edhe brenda tyre.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ndodhet në Moskë në përpjekje për të bindur presidentin rus, Vladimir Putin, të tërheqë një projekt-rezolutë që parashikon miratimin e planit ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme.

Rusia e propozoi projekt-rezolutën të enjten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, megjithë kundërshtimet amerikane në lidhje me kohën e këtij veprimi. //az//

XS
SM
MD
LG