Lidhje

Një delegacion i OKB-së shkon në Afganistan për të shprehur mbështetje ndërkombëtare për qeverinë e Kabulit - 2003-11-02


Një delegacion i nivelit të lartë i Kombeve të Bashkuara ndodhet në Afganistan për të shprehur mbështetje ndërkombëtare për qeverinë e Kabulit dhe për procesin e rindërtimit të pasluftës.

Ambasadorë nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së arritën të djelën në Kabul për bisedime me presidentin Hamid Karzai dhe anëtarë të tjerë të lartë të qeverisë së përkohshme afgane. Takime janë planifikuar edhe me komandantin e forcës paqeruajtëse prej më shumë se 5 mijë e 300 trupash, me veprimtarë të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të ndihmave.

Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Gunter Pleuger, i cili kryeson misionin një javor, tha se delegacioni do të theksojë mbështetjen ndërkombëtare për projekt-kushtetutën afgane që është në plan të debatohet në një kuvend muajin e kaluar.

Diplomati gjerman tha se delegacioni do të takohet edhe me disa kryetarë fisesh në zonat veriore të vendit për t’i inkurajuar ata të bashkohen me qeverinë e Kabulit. //az//

XS
SM
MD
LG