Lidhje

Kaliforni: disa banorë të evakuuar për shkak të zjarreve lejohen të kthehen në shtëpi - 2003-11-02


Disa banorë të evakuuar për shkak të zjarreve të pyjeve në Kaliforninë Jugore janë lejuar të kthehen në shtëpi, ndërkohë që moti i ftohtë dhe reshjet e shiut po ndihmojnë zjarrfikësit të vënë zjarret nën kontroll. Ndërsa kërcënimi nga zjarret zbutet, autoritetet po planifikojnë të dërgojnë në shtëpi edhe disa prej zjarrfikësve.

Për më shumë se një javë, 10 mijë zjarrfikës luftuan me zjarre që ishin përhapur nga zonat në veri të Los Angjelosit e deri në kufirin me Meksikën.

Zjarret kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 20 vetëve, zhvendosjen e më shumë se 100 mijë banorëve; kanë djegur më shumë se 300 mijë hektarë pyje dhe kanë shkatërruar afro 3 mijë e 400 shtëpi. Zyrtarët thanë të djelën se vetëm 6 nga 17 zjarret fillestare vazhdojnë të jenë aktivë dhe se njëri prej tyre, sipas zyrtarëve, më i madhi në historinë e shtetit, është vënë 90 përqind nën kontroll. //az//

XS
SM
MD
LG