Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Irani. - 2003-11-03


Sot në Iran ekziston një betejë ndërmjet ekstremistëve të mbetur nga e kaluara dhe atyre që duan një vend të lirë dhe modern. Sikurse tha edhe zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage, ”Nuk ka dyshim që regjimi iranian është i angazhuar në politika dhe veprime shkatërrimtare. ”

Irani ka një histori të zezë për sa i përket të drejtave të njeriut. Regjimi iranian përdor torturën dhe ndalimet arbitrare për të dënuar fjalën e lirë, të drejtën e organizimit, dhe lirinë e besimit. Edhe kërkimi dhe zhvillimi nga Irani i armëve të shkatërrimit në masë ka ngjallur shqetësime. Është shumë e rëndësishme që Irani të respektojë detyrimet ndërkombëtare mbi mospërhapjen e armëve bërthamore.

Irani vazhdon të përkrahë terroristët, duke u dhënë ndihma financiare dhe logjistike, mes tyre edhe Hezbollahun, Hamasin dhe Jihadin Islamik Palestinez. Mbi të gjitha, thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McClellan, Irani ende strehon terroristët e Al Qaidës.

”Ne po vazhdojmë si edhe vendet e tjera ti bëjmë thirrje Iranit që të ndryshojë qendrimin e tij në disa fronte. Dhe njëri prej tyre është se ata terroristë të Al Qaidës që ndodhen në vendin e tyre, duhet ti kthejnë nga kanë ardhur ose tua dorëzojnë Shteteve të Bashkuara.”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë thotë se bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit është thelbësor.

”Irani duhet ta ndryshojë kursin e tij, të ndryshojë veprimtarinë e tij sidomos lidhur me marrëdhëniet që ka me organizatat terroriste, Al Qaida dhe Ansar al-Islam. Zgjidhja e këtij problemi do të ishte hap i rëndësishëm në mardhëniet tona.”

Sikurse shprehet zëvendës sekretari i shtetit, Armitage, ”Populli iranian e ka bërë të qartë se ai dëshiron reforma demokratike dhe ekonomike, përgjegjshmëri dhe transparencë nga qeveria e tij. Ai kërkon t’i jepet fund korrupsionit dhe sundimit fetar, kërkon riintegrim me komunitetin ndërkombëtar. ”Populli iranian, thotë zoti Armitage, duhet ta dijë se ne i mbështesim por duhet ta dinë gjithashtu se frytet e plota të kësaj përkrahjeje do realizohen vetëm kur qeveria iraniane tu japë fund politikave të saj destruktive.” ***kh***

XS
SM
MD
LG