Lidhje

SHBA: Çdo kundërshtim i Iranit për të bashkëpunuar me agjencinë e OKB-së do  të thellonte dyshimet mbi Teheranin - 2003-11-04


Shtetet e Bashkuara thonë se çdo kundërshtim nga ana e Iranit për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të thellonte shqetësimet ndërkombëtare se Teherani ka diçka për të fshehur.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i cilësoi si shumë shqetësuese kërcënimet iraniane se nuk do të veprojë në përputhje me kërkesat e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha të hënën në një takim me zyrtarë të lartë të qeverisë se kërkesat e tepruara të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mund ta shtyjnë Teheranin të ndalë bashkëpunimin. Zyrtarë iranianë kanë premtuar të bashkëpunojnë me agjencisë e OKB-së lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Muajin e kaluar, Irani ra dakord të pezullojë programin e tij të pasurimit të uraniumit dhe t’u praraqiste inspektorëve ndërkombëtarë atë që Teherani e cilësoi si raport të plotë mbi veprimtarinë e tij në fushën bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se do të shqyrtojë nëse raporti është i plotë dhe i saktë.

Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurimit iranian, Hasan Rohani, anulloi të hënën një vizitë në Moskë për bisedime që do të përqendroheshin tek programi bërthamor i Iranit. Ambasada iraniane në Moskë nuk dha arësye për anullimin e vizitës. //az//

XS
SM
MD
LG