Lidhje

Putin: arrestimi i manjatit të naftës, Kodorkovski nuk duhet të bëhet shkak shqetësimesh - 2003-11-04


Presidenti rus, Vladimir Putin tha përsëri se arrestimi kohët e fundit i manjatit të naftës, Mihail Kodorkovski nuk duhet të bëhet shkak shqetësimesh për ndërhyrje të qeverisë në biznesin e madh.

Zoti Putin tha se Kremlini thjesht po përpiqet të zbatojë ligjin dhe se ai kundërshton me forcë çdo përpjekje për çprivatizimin e ish ndërmarrjeve shtetërore, të cilat iu shitën individëve privatë në vitet 90. Presidenti Putin i bëri komentet para se të nisej për në një takim të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në Romë.

Zoti Kodorkovski, i cili kryesonte gjigantin rus të naftës, Yukos, u arrestua javën e kaluar dhe vazhdon të jetë në burg i akuzuar për mashtrim dhe shmangie nga taksat.

Të hënën, ai dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i kompanisë së naftës. Sot, kompania Yukos njoftoi se ka ngritur një komision të ri menaxhimi dhe se ka emëruar një shtetas amerikan me origjinë ruse si shef të ri ekzekutivi.//ii

XS
SM
MD
LG