Lidhje

Nensekretari amerikan i shtetit Grossman komenton per statusin e Kosoves - 2003-11-04


Një zyrtar i lartë amerikan tha se bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mund të fillojnë pas 2 vjetësh nëse banorët e saj plotësojnë disa standarde.

Nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet politike, Marc Grossman tha sot se nga mesi i vitit 2005 çështjes së statusit do t’i bëhet një shqyrtim për të parë nëse autoritetet vendore po zbatojnë reformat ekonomike dhe po plotësojnë standardet për shtetin juridik dhe demokracinë.

Ai tha se Grupi i Kontaktit prej 6 vendesh për Kosovën do të caktojë një datë të re për shqyrtimin e çështjes së statusit nëse autoritetet vendore nuk arrijnë t’i realizojnë ndryshimet deri nga mesi i vitit 2005.

Grupi i Kontaktit për Kosovën përbëhet nga Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Zoti Grossman i bëri komentet në Bruksel, ku ai u takua me zyrtarë të Natos dhe të Bashkimit Evropian për bisedime mbi Ballkanin. Nesër ai do të shkojë në Prishtinë për bisedime. Zoti Grossman do të vizitojë edhe Beogradin, Shkupin, Tiranën dhe Sarajevën.

Në Beograd, negociatori kryesor i Serbisë për Kosovën, zëvendës kryeministri Nebojsha Çoviç, tha se është shumë e rëndësishme që për Kosovën të ketë standarde të përcaktuara qartë dhe që mund të maten.//ii

XS
SM
MD
LG