Lidhje

OKB: Teherani nuk ka vepruar në përputhje me angazhimet e tij ndërkombëtare bërthamore - 2003-11-05


Kreu u agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore thotë se një raport që Irani ka paraqitur nën trysninë e një afati muajin e kaluar, lë të kuptohet se Teherani nuk ka vepruar plotësisht në përputhje me disa prej angazhimeve të tij ndërkombëtare në fushën bërthamore.

Kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhamed ElBaradei, i tha gazetës spanjolle El Pais se ai do t’i përfshijë hollësitë e mangësive iraniane në një raport që do t’i paraqesë drejtorisë javën tjetër.

Inspektorët e agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore ndodhen në Iran, ku po shqyrtojnë informacion të ri të raportit. Zoti ElBaradei tha se disa prej dokumenteve të shqyrtuara pasqyrojnë shkelje të angazhimeve që rrjedhin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Nëse drejtoria e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore deklaron se Irani nuk e ka respektuar traktatin, ajo mund t’ia kalojë çështjen Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të shqyrtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore e kanë akuzuar Iranin se ka një program të fshehtë armësh bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore. //az//

XS
SM
MD
LG