Lidhje

Koreja e Jugut do të dislokojë raketa amerikane - 2003-11-05


Sipas njoftimit të shtypit në Korenë e Jugut, qeveria e këtij vendi do të fillojë së shpejti dislokimin e raketave të prodhimit amerikan që janë në gjendje të godasin objektiva në pjesën më të madhe të veriut komunist.

Agjencia e lajmeve Yonhap, citon një burim ushtarak të paidentifikuar sipas të cilit dislokimi do të bëhet muajin e ardhshëm në kuadrin e një programi prej 300 milion dollarësh për përmirësimin e forcave të armatosura.

Në bazë të këtij programi, pritet që Koreja e Jugut të blejë rreth 110 raketa tokë-tokë me një rreze veprimi prej 300 kilometrash. Agjencia thotë se raketat e reja pritet të dislokohen afër zonës së çmilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ekspertët e cituar nga agjencia Yonhap thonë se raketat mund të godasin shumicën e objekteve stretegjike të Koresë së Veriut, duke përfshirë kryeqytetin e saj Penian.//ii

XS
SM
MD
LG