Lidhje

Microsoft kundër viruseve kompjuterike - 2003-11-05


Kompania Microsoft po ofron qindra mijëra dollarë si shpërblim për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e atyre që përhapin përmes internetit viruse kompjuterash. Firma njoftoi sot një shpërblim prej 250 mijë dollarësh për secilin prej dy rasteve të fundit, për virusin “So-Big” dhe atë “M-S Blast” që shkaktuan kaos në mbarë botën në kompjuterat që përdorin programet e Mikrosoftit.

Zyrtarë të lartë amerikanë të agjencive të rendit ishin përkrahë zyrtarëve të kompanisë Microsoft gjatë njoftimit të shpërblimit që u bë në Washington. Shbërblimi është i vlefshëm për banorë të çdo vendi. Microsofti thotë se shpërblimi është pjesë e një nisme prej miliona dollarësh për të frenuar përhapjen e viruseve dhe programeve të tjera të qëllimshme që prishin kompjuterat.

//rd//

XS
SM
MD
LG