Lidhje

Irak: vriten dy ushtarë amerikanë - 2003-11-06


Zyrtarët amerikanë në Irak thonë se dy ushtarë amerikanë u vranë në incidente të veçanta në afërsi të Bagdatit dhe përgjatë kufirit me Sirinë.

Në një deklaratë ushtarake thuhet se një ushtar u vra sot kur kamioni i tij hasi në një minë pranë pikëkalimit Husaybah në kufirin me Sirinë.

Një ushtar tjetër u vra dhe dy u plagosën mbrëmë kur autokolona e tyre u qëllua me granata dhe me armë të kalibrit të vogël, rreth 30 kilometra në jug të Bagdatit.

Ndërkohë, përfaqësuesi i posaçëm i Britanisë në Irak, Jeremy Greenstock, paralajmëroi se forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë përpara disa muaj të vështirë për shkak të shitimit të sulmeve guerrilase.//ii

XS
SM
MD
LG