Lidhje

Ish presidenti irakian u përpoq të bënte marrëveshje me SHBA për të shmangur luftën - 2003-11-06


Sipas njoftimeve të medias amerikane, ish presidenti irakian Saddam Hussein u përpoq ndoshta të bënte një marrëveshje të minutës së fundit me Shtetet e Bashkuara për të shmangur luftën.

Gazeta Nju Jork Tajms dhe rrjeti televiziv ABC njoftojnë se Departamenti amerikan i Mbrojtjes mori një mesazh sekret nga një biznesmen libanezo-amerikan në kohën që Shtetet e Bashkuara grumbullonin trupa në kufirin irakian në përgatitje për të ndërhyrë.

Sipas njoftimeve, mesazhi ishte se zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë edhe shefin e zbulimit, donin që Uashingtoni të bindej se Iraku nuk kishte më armë të shkatërrimit në masë dhe se ata ishin gati të lejonin trupat dhe ekspertët amerikanë të zhvillonin kërkime.

Në disa intervista të dhëna në Beirut, biznesmeni Imad Hage, tha se në fillim të marsit ishte takuar me këshilltarin e Pentagonit Richard Perle në Londër dhe i kishte shpjeguar atij kërkesën e Irakut.

Zoti Perle pohoi se një takim i tillë ishte bërë dhe tha se irakianët kishin kërkuar të bisedonin drejtpërdrejt me të ose me ndonjë përfaqësues tjetër amerikan. Por, tha zoti Perle, zyrtarët e CIA-s nuk e autorizuan një gjë të tillë.

Zyrtarët amerikan nuk i dhanë shumë rëndësi ofertës irakiane për të cilën njoftojnë mediat, duke thënë se kjo ishte një prej përpjekjeve të tjera të ngjashme të Saddam Husseinit për të shmagur luftën.//ii

XS
SM
MD
LG