Lidhje

Analizë e re e gjakut - 2003-11-06


Shkencëtarët në Kliniken e Klevelandit në shtetin Ohajo kanë krijuar një metodë të re eksperimentale për matjen e sasisë së një enzime të prodhuar nga qelizat e bardha të gjakut. Ata thonë se kjo analizë e re e gjakut mund t’u japë mjekëve një mënyrë më të mirë për të përcaktuar në se një pacient rrezikohet ose jo nga goditja në zemër. Rezultatet e studimit u bëtuan këto ditë në revistën mjeksore të New Englandit

Enzima quhet Mielo-Pero-Ksidazë ose MPO dhe është e pranishme në substancat tepër yndyrore të gjetura në arteriet e personave që kanë vdekur papritur nga goditja në zemër.

Gjatë studimit të më se 800 personave dhe që zgjati 6 muaj, shkencëtarët gjetën një lidhje midis nivelit të lartë të enzimës MPO dhe gjasave të një goditjeje në zemër. Ata gjithashtu vunë re se në 95 përqind të rasteve personat me nivel të lartë të enzimës në gjak pësonin goditje në zemër.

Dihet se Enzima MPO luan rol në trashjen e mureve të arterieve. Shkencëtarët thonë se studimi tregon tani se këto mure të veshura me enzimë në një farë shkalle kthehen në vatra të kolesterinës që bashkohet me gjakun i cili qarkullon në tru e në zemër.

Enzima MPO është një prej substancave të përfshira në studimin e shkencëtarëve amerikanë. Kohët e fundit edhe një grup shkencëtarësh gjermanë njoftoi për një lloj enzime prania e së cilës paralajmëron goditje në zemër. Enzima quhet Glutathion-Pero-Ksidazë. Shkencëtarët matën niveln e kësaj molekule në rruazat e kuqe të gjakut dhe arritën në përfundimin se niveli i ulët i kësaj molekule mund të jetë shenjë e afrimit të një goditjeje në zemër.

Analiza të tilla të gjakut do tu jepnin mjekëve mjete të reja kur vendosin se si do t’i trajtojnë pacientët që ankohen nga dhimbjet në gjoks. Por shkencëtarët thonë se eksperimentet në këtë drejtim ende vazhdojnë dhe analiza të tilla të enzimës mund të fillojnë të përdoren brenda një viti.

Ndërkohë po në klinikën e Klevelandit, shkencëtarët thonë se një forme sintetike e kolesterinës së mirë, mund të shërojë sëmundjet e zëmrës në pacientët me arterie të bllokuara. Në studim thuhet se pas një prove me 47 pacientë, të cilët morrën një herë në javë kolesterinë artificiale përmes injeksionit, u vu re se pas 6 javësh ata patën një përmirësim të ndjeshëm. Për të konfirmuar rezultatet e studimit duhen prova më të zgjeruara ndërsa zhvillimi i një kure të re mund të jetë ende disa vjet larg.

//rd//

XS
SM
MD
LG