Lidhje

Robertson: OSBE-ja duhet të luajë një rol kritik në kushtet e reja të sigurimit - 2003-11-06


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson, i cili po largohet nga ky post, tha se OSBE-ja duhet të luajë një rol kritik në kushtet e reja të sigurimit.

Zoti Robertson i tha Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë se terrorizmi vazhdon të jetë një përparësi për të dy këta organizma.

Ai u tha përfaqësuesve të 55 vendeve anëtare se parashikon një bashkëpunim më të madh midis Natos dhe OSBE-së në një numër rajonesh, përfshirë Kaukazin dhe Azinë Qendrore.

Ai tha se këto dy organizata duhet të studiojnë mundësinë se si të bashkëpunojnë në Afganistan për të garantuar atje një siguri dhe qendrueshmëri më të madhe.

Zoti Robertson largohet nga posti i tij si Sekretar i Përgjithshëm i Natos muajin e ardhshëm.//ii

XS
SM
MD
LG