Lidhje

Pres. Bush bën thirrje për reforma në Lindjen e Mesme - 2003-11-06


Presidenti Bush bëri thirrje për reforma demokratike në Lindjen e Mesme duke thënë se qeveritë nga Damasku deri në Teheran duhet të mbajnë mirë parasysh se liria mund të jetë e ardhmja e çdo vendi.

Në një fjalim që mbajti në Fondacionin për Demokracinë këtu në Washington, zoti Bush paralajmëroi udhëheqësit e Iranit se pengimi i asaj që ai e quajti dëshira e madhe dhe e fuqishme për demokraci në vendin e tyre do tu kushtojë edhe atë pak legjitimitet politik që u ka mbetur.

Presidenti Bush tha se ndërtimi i një Iraku të lirë në zemër të Lindjes së Mesme do të shërbejë si pikë kthese në lëvizjen globale për demokraci. Ai tha se një dështim i demokracisë në Irak do të inkurajonte terroristët në mbarë botën.

Presidenti theksoi se për mungesat e lirisë në Lindjen e Mesme nuk duhet t’u hidhet faji fesë dhe kulturës por dështimeve të doktrinave ekonomike dhe politike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perendimore mbajnë përgjegjësinë e tyre për justifikimin e mungesës së lirisë në Lindjen e Mesme 60 vjetët e fundit.

Presidenti tha se Lindja e Mesme është tani një pikë kthese dhe se shumë nga njerëzit aty kanë qënë sipas fjalëve të tij viktima dhe subjekte. Ai tha se shumë vende në rajon janë zhytur në varfëri dhe në shumë zona gratë nuk kanë liritë bazë ndërsa fëmijëve u mungon arsimi.

Zoti Bush vlerësoi hapat pozitivë të ndërmarrë drejt demokracisë nga shumë vende si Maroku, Bahreini, Arabia Saudite dhe Egjypti.//ii

XS
SM
MD
LG