Lidhje

Komisioni Evropian kritikon kryeministrin Berluskoni - 2003-11-07


Komisioni Evropian thotë se kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi nuk pasqyronte pikpamjet e komisionit kur shprehu mbështetje për qëndrimin e Rusisë lidhur me kompaninë gjigante të naftës Yukos dhe për politikën në Ceçeni.

Në një gjest të pazakontë, një zëdhënës i Komisionit Evropian i kundërshtoi sot deklaratat e kryeministrit italian, i cili mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi tha se organi kryesor ekzekutiv i Bashkimit Evropian i cilëson komentet si pasqyrim të pikpamjeve personale të zotit Berlusconi.

Dje, kryeministri italian shprehu mbështetje ndaj masave të Presidentit rus Vladimir Putin kundër kompanisë Yukos dhe ndaj politikave të Rusisë në Ceçeni. Gjatë vizitës së tij në Itali, zoti Putin u tha udhëheqësve evropianë se veprimet e shtetit që kanë të bëjnë me kompaninë e naftës Yukos, synojnë rivendosjen e rregullit financiar në Rusi.

//rd//

XS
SM
MD
LG