Lidhje

8 ushtarë të tjerë amerikanë vriten në Irak - 2003-11-07


Ushtria amerikane bën të ditur se gjashtë ushtarë amerikanë humbën jetën në Irak kur helikopteri i tyre u rrëzua në afërsi të Tikritit dhe ushtarët në vendin e ngjarjes thanë se ai mund të jetë qelluar me granata-hedhës.

Helikopteri i tipit Black Hawk u rrëzua dje buzë një lumi në afërsi të qytetin të lindjes se Sadam Huseinit. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e rrëzimit të tij.

Ushtria amerikane po ashtu njofton se dy ushtarë të tjerë amerikanë u vranë në sulme të veçanta në qytetin Mosul. Njeri prej tyre humbi jetën kur sulmuesit hapën zjarr me granada dhe armë të lehta kundër një autokolone në qytet dje. Tjetri humbi jetën nga një bombardim në qytet të enjten.

Ndërkaq, Turqia ka vendosur të mos dërgojë trupa në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, për shkak të kundërshtimit nga udhëheqësit irakianë.

Ministria e Jashtme e Turqisë e bëri këtë njoftim pas bisdimeve telefonike mes ministrit të saj të Jashtëm, Abdullah Gul, dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell. Zyrtarët amerikanë thonë se zoti Powell e falenderoi Ankaranë për propozimin e saj për të dërguar trupa. Por anëtarë të Këshillit qeverisës të Irakut të emëruar nga Shtetet e Bashkuara, kanë theksuar se turpat turke nuk do të ishin të mirëpritura në Irak.

Edhe kurdët e Irakut kishin shprehur kundërshtime për rolin e ushtrisë turke në vendin e tyre.//ic//

XS
SM
MD
LG