Lidhje

SHBA mbyll përkohësisht ambasadën dhe konsullatat në Arabinë Saudite - 2003-11-08


Shtetet e Bashkuara mbyllën përkohësisht ambasadën dhe konsullatat e tyre në Arabinë Saudite për shkak të kërcënimeve të tjera terroriste në Lindjen e Mesme dhe gjetkë nëpër botë.

Zyrtarë amerikanë në Rijad thanë se ambasada ka informacion të besueshëm se terroristët në Arabinë Saudite janë në fazën vepruese të sulmeve të planifikuara.

Nuk ka njoftime se për sa kohë do të qëndrojnë të mbyllura misionet diplomatike amerikane, por sipas një njoftimi në Washington rishikimi i masave të sigurimit mund të zgjasë një javë ose më shumë.

Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Sigurisë Kombëtare paralajmëroi se operativët e al-Kaidës mund të jenë duke bërë plane për të rrëmbyer avionë transporti dhe t’i rrëzojnë ato mbi komplekse bërthamore amerikane dhe objektiva të tjera strategjike.

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan amerikanët në Malaizi dhe në Afgansitan që të jenë veçanërisht të kujdesshëm, ndërkohë që Britania paralajmëroi qytetarët e vet në Bahrein.

//ze//

XS
SM
MD
LG