Lidhje

Armitage: SHBA është bërë më vigjilent pas sulmeve të vazhdueshme kundër trupave të koalicionit në Irak - 2003-11-08


Zëvendës sekretari amerikan i shtetit Richard Armitage thotë se Shtetet e Bashkuara janë bërë më vigjilente pas sulmeve të vazhdueshme kundër trupave të koalicionit në Irak, një vend që ai e konsideron ende zonë lufte.

Zoti Armitage u tha sot gazetarëve në Bagdad se ka ende probleme sigurie në kryeqytetin e Irakut, ashtu si edhe në qytete si Tikriti, al-Ramadi dhe Falluja. Në këto qytete janë kryer shumë sulme kundër forcave të koalicionit.

Por zoti Armitage tha se beson se siguria në vend gradualisht do të përmirësohet. Ai shprehu bindjen se administrata ka plane të qarta për të ndalur ata që po kryejnë sulme kundër amerikanëve dhe irakianëve.

Zëvendës sekretari i shtetit, që po viziton vendet e Lindjes së Mesme, tha gjithashtu se po zhvillohen diskutime me vende të tjera për të dërguar trupa në Irak. Por ai tha se trupat që ndodhen aktualisht në vend janë të mjaftueshme për të ruajtur sigurinë.

//ze//

XS
SM
MD
LG