Lidhje

Takim Arafat-Qureja - 2003-11-08


Presidenti palestinez Yasser Arafat dhe kryeministri Ahmed Queria u takuan në Ramallah për të punuar mbi përfundimin e hartimit të kabinetit të ri, pasi bënë përparim mbi çështjet e sigurisë.

Më parë zyrtarët palestinezë thanë se dy zyrtarët e lartë kishin rënë dakord për ministrin e ri të brendshëm, një post që deri tani ka patur nën kontroll shërbimet palestineze të sigurisë dhe ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve mes presidentit palestinez dhe kryeministrit.

Sipas një propozimi të ri, shërbimet për kontrollin e sigurisë do t’i kalojnë këshillit kombëtar për sigurinë. Zoti Arafat do ta kryesonte këshillin, ku do të merrnin pjesë anëtarë të mbështetur nga zoti Queria.

//ze//

XS
SM
MD
LG