Lidhje

Rreziqet në Irak - 2003-11-08


Sulmet terroriste kundër forcave të koalicionit, punonjësve të ndihmave dhe civilëve irakinë e bejnë të qartë se Iraku mbetet një vend i rrezikshem.

Por Ndihmës-Sekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz tha se “sulme të tilla nuk mund të mjegullojnë arritjet e jashtzakonshme të forcave të koalicionit dhe të vetë irakianëve.

“Ekzistojnë plot lajme të mira dhe shpresë për të ardhmën e njërit prej popujve më të zgjuar dhe më të aftë të Lindjes së Mesme. Lajmet nga takimi i Bankës Botërore në Doha disa javë më parë me anëtarët e kabinetit të ri të Irakut pohojnë se ky mund të jetë njëri prej kabineteve me anëtarë më të aftë e të talentuar se i çdo vendi tjetërt arab. Fytyrat e gëzuara të njerzëve të çliruar nga bastioni i frikës së Saddam Huseinit flasin për guximin dhe mençurinë e Presidentit George W. Bush dhe kryeministrit britanik, Tony Blair për veprimet e tyre për të çliruar këtë popull nga burgu i kobshëm në të cilin ata kanë jetuar për 35 vjet me radhë.”

Por Iraku është ende një vend i rrezikshem sepse atje ka njerëz që nuk e pranojnë idenë për të jetuar në një vend të lirë e paqesor të qeverisur nga vetë populli. Bathistët përpiqen të krijojnë kaos dhe frikë sepse ata e kuptojnë se një Irak demokratik do tu mohojë atyre privilegjet që gëzonon nën sundimin e Saddam Husseinit. Terroristët e huaj po përpiqen të krijojnë kushtet e frikës sepse ata e dinë se një Irak i rindërtuar me udhëheqës të zgjedhur me vota të lira do të sherbente si model për Lindjen e Mesme.

“Nuk është fare befasi” tha nënsekretari amerikan i mbrojtjes Wolfowitz, që vetë përparimi i bërë në atë vend është objektivi kryesor i terroristëve.”

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ata sulmojnë përparimin në Irak. Ata refuzojnë të pranojnë realitetin për një të ardhme të lirë. Ata godasin përspektivat e një vendi të çliruar nga kontrolli i tyre e që po ecën drejt krijimit të një Iraku, i zgjedhur dhe i përberë nga irakianët dhe që i shërben popullit irakian.”

Siç u shpreh Samir El-Amili, një argjentar në Bagdad për gazetën ”The New-York Times ”Ne me të vërtetë jemi të kënaqur që jeta jonë është përmirësuar. Ne kemi përfituar shumë nga përmbysja e Saddam Husseinit.”//kk//

XS
SM
MD
LG