Lidhje

Al-Kaida dyshohet të jetë pas sulmit në Riad - 2003-11-09


Autoritietet në Arabinë Saudite forcuan masat e sigurimit në qytetin e shenjtë të Mekës dhe përreth objekteve diplomatike në Riad, për shkak të shqetësimeve për sulme të tjera terroriste.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë dhe ata sauditë fajësuan terroristët e Al-Kaidës për sulmin e së shtunës me makinë-bombë në një kompleks banimi në Riad, nga i cili gjetën vdekjen 17 vetë dhe u plagosën mbi 120 të tjerë.

Nën-sekretari amerikan i Shtetit Riçard Armitixh tha se shpërthimi përmban gjithë elementët e një sulmi të Al-Kaidës. Zoti Armitixh, i cili shkoi dje në kryeqytetin saudit për tu takuar me princin Abdullah, tha se Al Kaida dëshiron të organizojë sa më shumë sulme të tilla.

Ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite, princi Nayef deklaroi se autorët e shpërthimit do të zbulohen. Edhe princi Nayef tha se sulmi është kryer me sa duket nga Al-Kaida.// lk //

XS
SM
MD
LG