Lidhje

Irani pezullon pasurimin e uraniumit - 2003-11-10


Zyrtari më i lartë iranian i sigurimit tha se duke filluar nga sot, Teherani do të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit dhe do të lejojë inspektime të pa-paralajmëruara në objektet e tij bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem Kombëtar të Sigurimit, Hasan Rowhani e bëri njoftimin sot në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë për të të diskutuar rreth bashkëpunimit në fushën bërthamore midis Iranit dhe Rusisë.

Zoti Rowhani tha se Irani po e pezullon përkohësisht procesin e pasurimit të uraniumit, një masë që i ishte kërkuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, për shkak të shqetësimeve se uraniumi i pasuruar mund të përdoret për armë bërthamore.

Zoti Rowhani tha se Teherani do ta njoftojë ketë agjenci se është gati të nënshkruajë protokollin shtesë që inspektorët mund të bëjnë kontrolle të paparalajmëruara. Zyrtarët thonë se bisedimet e Moskës po ashtu mund të hapin rrugën që Rusia të rifillojë punën për ventralin bërthamor që po ndërton në qytetin Bushehr të Iranit, projekt që ishte pezulluar për shkak të mosmarrëveshjes në se karburanti bërthamor i përdorur do t’i kthehej Rusisë apo jo.

Kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike pritet t'i raportojë këtë javë bordit të agjencisë lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin se ndërtimin e centralit bërthamor e përdor si maskë për të fshehur programin për prodhimin e armëve bërthamore. Zyrtarët iranianë thonë se pasurimi i uraniumit ka vetëm synime civile, për të prodhuar më shumë energji për centralin bërthamor.// lk //

XS
SM
MD
LG