Lidhje

Çdo ditë bëhen përparime drejt lirisë - 2003-11-11


Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë edhe 87 miliardë dollarë të tjerë për luftën kundër terrorizmit. Ky fond do të përdoret për operacionet e armatosura në Afganistan dhe Irak, si dhe për të ndihmuar popujt e këtyre vendeve, për ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve demokratike.

”Investimi i Shteteve të Bashkuara për të ardhmen e Irakut dhe Afganistanit,- thotë presidenti Bush, - është përkushtimi më i madh i këtij lloji që nga koha e Planit Marshall” që u zbatua në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Shtetet e Bashkuara dhe miqtë e aleatët e tyre janë angazhuar në një provë-vullneti në luftën globale kundër terrorizmit. Kjo luftë po zhvillohet në Afganistan dhe gjetkë, kundër rrjetit terrorist të Al-kaidës. Presidenti Bush thotë se lufta gjithashtu po zhvillohet në Irak, kundër besnikëve të Sadam Husseinit dhe terroristëve të huaj, të cilët kërkojnë kthimin e tiranisë dhe terrorit.

Strategjia e armiqve tanë, qofshin ata të Al-Kaidës, bathistët, talebanët, apo të tjerë, është të frikësojnë njerëzit që sapo kanë fituar lirinë, të cilët po përpiqen të vendosin demokracinë dhe ta detyrojnë Amerikën dhe aleatët e saj, të mos i çojnë deri në fund përgjegjësitë e tyre, -tha presidenti Bush.

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për stërvitjen dhe armatosjen e një numri gjithnjë e më të madh irakianësh dhe afganësh, për të mbrojtur dhe siguruar lirinë e tyre. Por sulmet e kohëve të fundit ndaj forcave të koalicionit, punonjësve të ndihmave dhe civilëve, flasin për egërsinë e armikut. ”Qëllimi i tyre,- thotë presidenti Bush,- është të ndalin dhe kthejnë mbrapsht përparimin drejt lirisë në Lindjen e Mesme, si dhe kthimin përgjithmonë të sundimit të frikës dhe shtypjes”.

Strategjia e Amerikës, dhe e aleatëve tanë, është e qartë. Ne po përdorim forcë vendimtare, me objektiv të qartë kundër vrasësve... Ne po ndihmojmë popullin irakian dhe atë afgan të ndërtojnë qeveri demokratike. Dhe ne do t’i kryejmë detyrat tona, deri në fund, -tha presidenti Bush.

Siç thotë presidenti Bush, ”Krijimi i një Iraku dhe Afganistani të lirë do të jenë ngjarje vendimtare në historinë e Lindjes së Mesme, ngjarje vendimtare në revolucionin demokratik global, i cili tashmë e ka transformuar Evropën dhe Amerikën Latine dhe pjesën më të madhe të Afrikës dhe Azisë.// lk //

XS
SM
MD
LG