Lidhje

Mikrovalët kurojnë kancerin. Proteinat e shumta paralajmërojne semundje - 2003-11-11


Mikrovalët zbulojnë kancerin.

Shkencëtarët thonë se mikrovalët jo gjithmonë janë të rrezikëshme. Gjatë provave klinike ata kanë vënë re se mikrovalët që përdoren për ngrohjen e ushqimit aktualisht mund të parandalojnë kancerin. Në Takoma të shtetit Washington mjekja Lyn Clark po kryen disa prova klinike për kurimin e kancerit të gjirit. Kjo paciente thotë se shpresat e shërimit janë të mëdha, që nga fillimi i provave me mikrovale tumori i saj ka filluar të zvogëlohet. Mikrovalët janë plot energji elektro magnetike. Është e njëjta teknologji e përdorur nga sistemi i mbrojtjes me satelit. Energjia elektro magnetike ndonjëherë është fajësuar si shktaktare e kancerit. Por teknologjia e re mjekësore i përqëndron këto valë në mënyrë që të godasin vetëm tumorët dhe asgjë tjetër. Mjekja Lynn Clark beson se brenda 5 ose 10 vjetëve të ardhshëm mënyra me mikro valë mund të zëvëndësojë plotësisht metodën kirurgjike të heqjes së tumoreve. Kjo teknologji nuk kufizohet vetëm me kancerin e gjirit. Në shumë klinike në mbarë vendin tani mikrovalët po provohen edhe kundër kancereve në kokë, mëlçi, prostat e në lëkurë.

Roli i proteinave

shkencëtarët thonë se nivele të larta të disa proteinave në gjak mund të jenë shenja të sëmundjeve të rënda. Tek meshkujt, niveli i lartë i proteinës Prostate-Specific Antigjen ose PSA, mund të tregojë rrezikun e kancerit në prostat. Por PSA dhe proteinat që sinjalizojnë sëmundjet tjera mund të jenë shumë të vështira për t’u diktuar. Për këtë qëllim, kimisti Chad Mirkin ka krijuar një mënyrë të re për zbulimin e shenjave të proteinave të tilla. Ai thotë se me mënyrën e tij, prania e PSA-së mund të përcaktohet me saktësi mjaft të madhe. Për çdo molekulë të proteinës PSA analiza e Mirkinit krijon mijëra hallka të ADN-së duke e lehtësuar kështu jashtëzakonisht zbulimin e PSA-së. Kjo ADN, thotë kimisti Mirkin, shërben si bazë për identifikimin e proteinës pasu u tregon shkencëtarëve nëse proteina PSA është aq e lartp sa të mund të sinjalizojë kancer në prostat. Kimisti Mirkin thotë se mënyra e tij mund të zbulojë shenja proteinash për një sërë sëmundjesh. Kimisti Chad Mirkin pranë universiteit Northwestern parashikon që brenda tre vejetëve mënyra e tij të përdoren gjërësisht për zbulimin e proteinave që shkatojnë kancer apo sëmundje të tjera.

Simptomat e sëmundjeve

Ndërkohë sipas një studimi të ri, disa simptoma të sëmundjeve veprojnë sipas një cikli biologjik, çka do të thotë qe kuptimi ose njohja e këtij cikli mund të shpëtojë jetën. Shpesh shtrohet pyetja përse shumë raste të goditjeve në zemër ndodhin në orët e para të mëngjesit. Mjekja Eileen Bastian thotë se njerëzit ndjejnë dhimbje në gjoks në mëngjes për një arsye; Sepse gjaku është i trashë në mëngjes, thotë ajo, presioni i gjakut është i lartë dhe pulsi i shpejtë. Të gjitha këto shtojnë prirjet për goditje në orët e para të mëngjesit. Ky vëzhgim ka krijuar një bazë të re shkencore. Shkencëtarët thonë se njerëzit kanë një orë të brendëshme që rregullon shumë funskione si të rrahurat e zemrës dhe prodhimin e hormoneve. Kjo orë e brendëshme, thonë ata, përpiqet të qëndrojë në një hap me ritmin natyral të natës e ditës, por ndonjëherë ky ritëm prishet dhe atëherë shfaqen simptomat. Për shembull, Iren Gonzalez thotë se çdo ditë në orë të caktuar ndjen dhimbje koke. Studimi tregon se dhimbjet e kokës zakonisht shfaqen nga ora 4 deri në 6 pasdite, dhimbjet e mesit në orët e mbrëmjes, ndërsa acidi në stomak grumbullohet gjatë periudhës së gjumit. Shkencëtarët thonë se duke duke kuptuar ose njohur ciklin natyral të organizmit, kjo mund t’i ndihmojë mjekët për të rekomanduar ilaçin dhe mënyrën e përshatëshme të trajtimit. Pra në se goditjet në zemër ka gjasa të ndodhin në mëngjes, atëherë mjeku mund të rekomandojë që në mbrëmje të merren ilaçe për hollimin e gjakut. Për shembull, njerëzit me Glaukoma, e ndjejnë presionin më të lartë në sy në mëngjes, çka do të thotë se një vizitë tek mjeku për këta pacienti do të ishte mirë që të planifikohej në mëngjes kur siptomat janë më të qarta.

Një operacion i rrallë

Në një spital në Florida, mjekët kryen një operacion të rrallë në një foshnje të lindur parakohe, Duke përdorur një membranë titaniumi, mjekët në spitalin e fëmijëve në Miami përforcuan gjoksin e foshnjes që kishte lindur me 3 brinjë më pak dhe pa një muskul në kafazin e kraharorit. Ky defect u vu re gjatë vëzhgimit të foshnjes me një aparat skanimi. Ajo do të qëndrojë në vezhgimin e mjekëve edhe për disa muaj. Mjekët do të mbajnë atë me oksigjen dhe kanë në plan të kryejnë edhe disa operacione të tjera shtesë ndërsa foshnja rritet dhe forcohet. Membrana me Titaniunm përdoret zakonisht gjatë operacioneve në fytyrë dhe është hera e parë që përdoret në gjoks dhe te një foshnje e porsalindur. Prindërit e vajzës dhe mjekët janë optimistë se foshnja do të përmirësohet dhe së shpejti do të dalë nga spitali./al/

XS
SM
MD
LG