Lidhje

Irani ka prodhuar sasi të vogla uraniumi të pasuruar - 2003-11-11


Një zyrtar i lartë iranian e pranoi se vendi i tij ka shkelur rregullat e agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashskuara, por theksoi se sasia e materialit bërthamor të përpunuar në mënyrë të fshehtë nga Irani është shumë e vogël.

Sipas televizionit shtetëror, përfaqësuesi i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Ali Akhbar Salehi, tha sot se shkeljet iraniane janë në sasinë e disa gramëve ose miligramëve. Dje në raportin e saj, Agjencia e OKB-së vinte në dukje se Irani kishte prodhuar në mënyrë të fshehtë sasi të vogla uraniumi dhe plutoniumi të pasuruar. Raporti thekson se Irani ka shkelur detyrimet e tij që rrjedhin nga traktati për mospërhapjen e armëve bërthamore në disa raste dhe i ka fshehur qëllimisht të dhënat nga inspektorët ndërkombëtarë.

Megjithëse në raport thuhet se nuk janë gjetur prova se Irani po zhvillon armë bërthamore, në të theksohet gjithashtu se duke marrë parasysh prirjet e mëparshme iraniane për të fshehur të dhënat, do të duhet kohë për të arritur përfundimin nëse programi bërthamor i Iranit është vetëm për qëllime paqesore.

Dje, Irani njoftoi agjencinë ndërkombëtare për energjinë atomike se po pezullon programin e pasurimit të uraniumit dhe se do të lejojë inspektime të pa-paralajmëruara në objektet e tij bërthamore. Drjetoria e agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore do të mblidhet këtë muaj për të vendosur nëse Irani vazhdon të shkelë detyrimet e tij, hap që mund të çojë në vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare.

//rd//

//rd//

XS
SM
MD
LG