Lidhje

Presidenti Bush nderon trupat me rastin e ditës së veteranëve - 2003-11-11


Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Veteranëve, një festë kombëtare për të nderuar burrat dhe gratë që kanë shërbyer në forcat e armatosura të vendit, në luftë dhe në paqe. Presidenti Bush u bëri homazhe sakrificave të personelit ushtarak amerikan në Irak dhe Afganistan. Ai i falenderoi veteranët e luftës për çlirimin e më shumë se 50 milionë njerëzve në këto dy vende nga duart e diktatorëve. Presidenti Bush dhe Zonja e Parë, Laura, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule në Varrezën Kombëtare të Arlingotnit në afërsi të Washingtonit.

Me më shumë se një milionë amerikanë që shërbejnë në forcat ushtarake të vendit në gjithë botën, Presidenti Bush tha se vendi është plotësisht i vetëdijshëm për sakrificat e kohëve të fundit në luftën kundër terrorizmit, në të cilën ai tha se ushtarët amerikanë kanë dhënë jetën për të siguruar lirinë në Afganistan dhe Irak.

“Humbja është e tmerrshme. Ajo rëndon në mënyrë të veçanti mbi anëtarët e familjes që mbeten pas. Mirëpo, unë kërkojë që në dhembjen dhe në vetminë e tyre, këto familje ta dinë se të dashurit e tyre shërbyen në një kauzë të mirë dhe të drejtë”, tha Presidenti Bush,

Presidenti tha se këta ushtarë dhanë jetën në toka të largëta për të luftuar kundër terrorit, për të përhapur dhe forcuar lirinë dhe për të mbrojtur Amerikën. Megjithëse ata nuk jetuan që të quhen veteranë, Amerika nuk do t’i harrojë kurrë. Para ceremonisë në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit, Presidenti Bush nënshkroi një dekret për dyfishimin nga 6 mijë në 12 mijë të pagesës pa taksa për familjet e ushtarëve të rënë.

//rd//

XS
SM
MD
LG