Lidhje

3 raketa u qëlluan kundër selisë së koalicionit në Bagdad; nuk pati viktima - 2003-11-12


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se të paktën 3 raketa u qëlluan kundër selisë së koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Bagdad pa shkaktuar viktima.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një seri shpërthimesh dje vonë dhe panë shtëllunga tymi që ngriheshin nga zona, ku ndodhet kompleksi i madh amerikan, i quajtur Zona e Gjelbërt.

Po dje më parë në kryeqytet, policia irakiane tha se 6 veta ishin plagosur nga shpërthimi i një bombe përjashta një gjykate apeli.

Në pjesën jugore të vendit, një shpërthim shkaktoi të paktën 4 viktima irakiane në Basra. Zyrtarët thanë se viktimat po udhëtonin me një mikrobuz në një rrugë që përdoret shpesh nga trupat britanike, të cilat janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Ndërkaq, administratori i lartë amerikan për Irakun, Paul Bremer, zhvilloi dje bisedime në Shtëpinë e Bardhë mbi situatën në Irak dhe mbi të ardhmen politike të atij vendi. Pak hollësi të takimit u njoftuan, por zyrtarët thanë se zoti Bremer u takua me sekretarin e shtetit Colin Powell, sekretarin e mbrojtjes, Donald Rumsfeld, dhe me Këshilltaren e Sigurimit Kombëtar, Condoleezza Rice.

//ze//

XS
SM
MD
LG