Lidhje

Presidenti iranian kundërshton raportin e OKBsë për Energjinë Bërthamore - 2003-11-12


Presidenti i Iranit, Muhamed Khatami, tha se në një raport të kohëve të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi programin bërthamor të vendit të tij ekzagjerohen disa akuza të vogla, por theksoi se ai provon që Irani nuk po prodhon armë bërthamore.

Zoti Khatami hedh poshtë akuzat e ngritura në raport se Irani ka shkelur në disa raste detyrimet e tij që rrjedhin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike thuhet se Irani prodhoi fshehurazi sasi të vogla uraniumi dhe plutoniumi të pasuruar. Drejtoria e agjencisë ka në plan të mblidhet këtë muaj për të vendosur nëse të deklarohet se Irani ka shkelur detyrimet e tij, hap ky që mund të çojë në vendosjen e sanksioneve të OKB-së.

//rd//

XS
SM
MD
LG