Lidhje

Bush: liria çon në paqe - 2003-11-12


Brenda pak më shumë se një brezi, tha Presidenti Bush më 6 nëntor, bota ka dëshmuar përhapjen më të vrullshme të lirisë në histori. Liria ka bërë përparime të mëdha në Evropë, Amerikën Latine dhe në shumë pjesë të Azisë dhe të Afrikës. Tani, theksoi Presidenti Bush, bota ka arritur edhe një pikë-kthesë tjetër të rëndësishme.

“Angazhimi ynë ndaj demokracis, tha Presidenti Bushë, është provuar në vende të tilla si Kuba e Birmania, Koreja e Veriut dhe Zimbabveja, rajone këto të shtypjes në botën tonë. Popujt në këto vende jetojnë në robëri, frikë dhe heshtje. Megjithatë, këto regjime nuk mund ta shtypin lirinë përgjithmonë dhe një ditë, udhëheqësit e demokracisë së re do të dalin nga kampet e të burgosurve, nga qelitë e burgjeve dhe diaspora".

Presidenti amerikan tha se mungesa e lirisë dhe e demokracisë është veçanërisht e theksuar në Lindjen e Mesme.

“Sipas një raporti të kohëve të fundit të akademikëve arabë, theksoi presidenti amerikan, vala globale e demokracisë vetëm sa ka cekur vendet arabe. Ky defiçit i lirisë, theksojnë ata, minon zhvillimin njerëzor dhe është një nga manifestimet më të dhimbshme të mungesës së zhvillimit politik. Defiçiti i lirisë që ata përshkruajnë ka pasoja serioze për popujt e Lindjes së Mesme dhe për gjithë botën”, theksoi presidenti Bush.

Kjo është arsyeja, tha Presidenti Bush, që Shtetet e Bashkuara kanë përqafuar strategjinë e përhapjes së lirisë në Lindjen e Mesme. Kjo strategji kërkon të njëjtin durim, energji dhe idealizëm që kemi treguar edhe më parë. Dhe ajo do të japë të njëjtat rezultate. Sikurse në Evropë, Azi dhe në çdo rajon tjetër të botës, liria çon në paqe.//xh//

XS
SM
MD
LG