Lidhje

Iraq: trupat amerikane kundërpërgjigjen - 2003-11-13


Trupat amerikane kanë ndërmarrë një operacion kundër atyre që kryejnë sulme kundër forcave të koalicionit në Baghdad. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se dy persona të dyshimtë u vranë dhe 5 të tjerë u ndaluan.

Operacioni u zhvillua disa orë pasi një kamion-bombë shpërtheu në një bazë policore italiane në Irakun jugor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 18 italianëve dhe të 8 irakianëve.

Ministri italian i mbrojtjes tha se ka prova që e lidhin sulmin e së mërkurës me luftëtarë besnikë të Sadam Huseinit.

Në një incident tjetër, ushtria amerikane thotë se trupat vranë 6 sulmues dhe ndaluan 8 të tjerë të martën, kur kryengritësit irakianë sulmuan një spital në Falluxha.

Ndërkaq, Presidenti Bush diskutoi përshpejtimin e transferimit të pushtetit politik tek irakianët me administratorin civil të Irakut, Paul Bremer.

Ushtria amerikane po i quan këto inkursione “Operacioni Çekiçi i Çeliktë”, objektivi i të cilit janë kryengritësit në Bagdad që janë duke sulmuar trupat e koalicionit.

Deri tani, janë kryer dy goditje. Në të parën, forcat tokësore, të mbështetura nga helikopterët ushtarakë, ndoqën një mjet lëvizës për të cilin dyshuan se përdorej për sulme me mortaja kundër objekteve të kolaicionit.

Helikopterët e qëlluan mjetin duke vrarë dy dhe plagosur tre veta të tjerë. Pesë individë u kapën.

Në sulmin e dytë nga ajri u shkatërrua një depo e braktisur nga ku dyshohej se ndërmerreshin sulme kundër forcave të koalicionit. Ushtria amerikane thotë se “Operacioni Çekiçi i Çeliktë” vazhdon. //az//

XS
SM
MD
LG