Lidhje

Irani kërcënon agjencinë e OKBsë për energjinë bërthamore - 2003-11-13


Irani kërcënoi se ”pasojat mund të jetë të paparashikueshme” nëse agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore deklaron se ai po shkel traktatin global për armët bërthamore.

I dërguari iranian pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha sot se një hap i tillë mund të çonte lehtë në zhvillime ”që do të dilnin jashtë kontrollit”. Zyrtari iranian nuk bëri komente të mëtejshme.

Javën e ardhëshme anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të takohen për të diskutuar mbi një raport që e kritikon Teheranin se ka mbajtur të fshehta pjesë të programit të tij bërthamor. Por raporti nuk përmban prova që të tregojnë se Irani po prodhon armë bërthamore. Nëse agjencia arrin në përfundimin se Irani ka shkelur detyrimet që parashikon traktati, ajo mund t’ja kalojë çështjen Kombeve të Bashkuara për sanksione të mundëshme ekonomike.

//rd//

XS
SM
MD
LG