Lidhje

2 viktima të tjera amerikane në Irak - 2003-11-14


Dy amerikanë humbën jetën nga një shpërthim në veri të Bagdadit, zyrtarët amerikanë thonë se në zona të tjera të Irakut po arrihet sukses në luftën kundër kryengritësve.

Dy viktimat e fundit amerikane u vranë në qytetin Samarra, rreth 125 kilometra në veri të kryeqytetit irakian. Zyrtarë amerikanë thonë se bomba shpërtheu pranë një autokolone ushtarake amerikane dje pasdite.

Ndërkohë, zyrtarët të Pentagonit thonë se në një sulm me helikopter luftarak, forcat amerikane vranë 7 ekstremistë, të cilët po përgatiteshin të ndërmerrnin një sulm kundër një baze ushtarake amerikane në afërsi të qytetit Tikrit. Zyrtarët thonë se pas sulmit, në të cilin u plagos edhe një ekstremist tjetër, trupat gjetën qindra raketa në bunkerë dhe në kamiona.

Ndërkohë, forcat amerikane vazhduan sot për të tretën ditë me radhë sulmet ajrore dhe tokësore kundër objekteve që dyshohen si pozicione të kryengritësve në disa zona të Bagdadit. Zyrtarët thonë se një helikopter luftarak shkatërroi mbrëmë një ndërtesë të ish Gardës Republikane irakiane që kohët e fundit ishte përdorur në sulmet kundër forcave amerikane. Zyrtarë amerikanë thonë se ofensiva e re e koduar Operacioni Çekiçi i Hekurt, filloi të merkurën në mbrëmje dhe ka në shënjestër grupet që kanë shkallëzuar sulmet kundër forcave të koalicionit.

//rd//

XS
SM
MD
LG