Lidhje

Amnesty International e shqetësuar nga keqtrajtimet ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi - 2003-11-14


Organizata për mbrojtjen e drejtave të njeriut, Amnesty International shprehu të premten shqetësim lidhur me përdorimin e dhunës së vazhdueshme nga ana e policisë dhe ushtarëve grekë, ndaj emigrantëve ilegalë shqiptarë.

Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve greke që të udhëzojnë policët dhe ushtarët që shërbejnë në kufi që armët e zjarrit t’i përdorin vetëm në ato raste kur vihet në rrezik jeta e tyre, në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Organizata e të drejtave të njeriut thekson se torturat dhe keqtrajtimet janë rreptësisht të ndaluara nga traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, traktate që janë ratifikuar edhe nga Greqia dhe ligjet greke.

Amnesty International u bën thirrje autoriteteve greke që incidentet e keqtrajtimeve të hetohen në mënyrë të paanshme dhe personat përgjegjës të nxirren para drejtësisë, ndërsa viktimat e keqtraktimeve të kompensohen.//kk//

XS
SM
MD
LG