Lidhje

Sfidat e guvernatorit Shvarceneger - 2003-11-15


Guvernatori i ardhshëm i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, do të fillojë nga puna më 17 nëntor. Ai përballet me një sërë problemesh, përshirë një legjislaturë të bllokuar, deficitin masiv dhe skeptikët që dyshojnë se Kalifornia nuk mund të qeveriset.

Senatori i Kalifornisë John Vascencellos është një nga këta skeptikë. Ligjvënësi veteran ka qendruar 37 vjet në kryeqytetin e Kalifornisë. Ai është demokrat liberal dhe thotë se qeveria lokale e Kalifonisë nuk funksion si duhet, dhe për këtë ai fajëson të dyja partitë. “Problemi kryesor, tha ligjëvënësi Vascencellos, është se struktura e qeverisë së Kalifornisë nuk funksionon dhe nuk mund të rregullohet, kultura politike është cinike dhe nuk është e aftë t’i frymëzojë njerëzit. Kemi nevojë për ndryshime strukturore rrënjësore, gjithëpërfshirëse dhe masive, si edhe ndryshime kulturore”.

Zoti Vascencellos thotë se mes problemeve të Kalifornisë janë ekonomia në amulli kriza e vazhdueshme fnanciare dhe votuesit që kanë humbur besimin.

Anëtari i Këshillit të qytetit Los Angeles, Antonio Villaraigosa, pajtohet me zotin Vascocellos. Ai thotë se qendriemt partiake kanë çuar në bllokimin e legjislaturës.

Demokratët mbizotërojnë në kryeqytetin e shtetit, por ata nuk mund miratojnë masa të rëndësishme, si buxhetin vjetor, pa mbështetjen e republikanëve, gjë që shpeshherë u mungon.

Kritikë nga të dy partitë pajtohen në lidhje me disa nga arsyet e këtij bllokimi. Shumica e distrikteve politike i përkasin një partie, duke u dhënë mundësinë veprimtarëve ideologë të partisë të ndikojnë në vendimet se kush duhet zgjedhur. Dhe për shkak të mandateve me afat të shkurtër kohorë, në legjislaturë nuk mund të krijohen marrëdhënie afatgjata që e bëjnë të mundur arritjen e kompromiseve.

Zoti Villaraigosa thotë se shumica e votuesve kalifornezë dënon qëndrimet e theksuara partiake të të dyja palëve.

Kjo është edhe një nga arsyet që ata e shikojnë Arnold Shvarcenegerin si figurë të re politike të aftë për zgjidhjen e problemeve të shtetit.

Zoti Schvarcenegger u zgjodh muajin e kaluar në votimin për shkarkimin e guverantorit demokrat Gray Davis. Megjithëse konkuroi si republikan, ai arriti të sigurojë mbështetjen e shumë votuesve të pavarur dhe të disa demokratëve.

Strategu politik republikan, Alan Hoffenblum, thotë se votuesit do ta gjykojnë guverantorin e ri duike u bazuar në aftësitë e tij për të siguruar bashkëpunimin midis dy partive.

Ekspertja e shkencave politike Sherry Bebitch Jeffe tregohete kujdesshme kur bëhet fjalë për reforma politike, duke thënë se disa nga problemet më të rënda të shtetit rrjedhin nga propozimet e miratuara nga votuesit, q kishin për synim të rregullonin sistemin, përfshi kohëzgjatjen e mandateve, masat që kërkojnë rritjen e madhe të shpenzimeve dhe të atyre që e bëjnë thuajse të pamunudr rritjen e taksave. “Nuk shoh ndonjë shpresë për reforma në shkallë të gjerë dhe në fakt ne ende nuk kemi mësuar sesa herë që përpiqemi të zbatojmë reforma, ato sjellin pasoja të paqëllimshme”, thekson ekspertja.

Zonja Jeffe thotë se sytë e mbarë botës janë drejtuar tani nga Sakramento. Ajo mendon se demokratët dhe republikanët do të bëjnë përpjekje për kompromis, nën shkëlqimin sensacional të shtypit. Por kur ligjvënësit të fillojnë të diskutojnë lidhur me propozime specifike, ajo është e mendimit se bashkëpunimi ndërpartiak do të fillojë të venitet.//kk//

XS
SM
MD
LG