Lidhje

Forcat amerikane në Irak vazhdojnë  operacionin kundër gueriljeve - 2003-11-17


Ndërkohë që forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak ndërmorën një sulm madhor kundër kryengritësve, dy ushtarë amerikanë u vranë në sulme të veçanta në veri të Bagdadit.

Zyrtarë amerikanë thonë se një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën sot në mëngjes, kur ata u sulmuan me armë të lehta dhe garanada-hedhës në afërsi të qytetit Ballad, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit. Një ushtar tjetër u vra nga një shpërthim pak kilometra larg më tej.

Trupat amerikane kanë përdorur forcë më të madhe gjatë ditëve të fundit në sulmet kundër zonave të dyshuara si baza të gueriljeve në Bagdad dhe në Tikrit. Komandanti i operacionit të në Tikrit tha se dëshironte tu tregonte përkrahësve të Sadam Huseinit se çdo qendresë e armatosur do të shtypet. Trupat qëlluan me mortaja dhe të paktën një raketë të komanduar me satelit në ndërtesat që koalicioni dyshon se përdoren nga kryengritës në Tikrit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe këshilli qeverisës irakian kanë bërë të ditura planet për transferimin e pushtetit politik tek një qeveri e përkohëshme irakiane deri në mes të vitit të ardhshëm. Por Presidenti Bush tha dje se gjendja e sigurisë dhe jo procesi politik në Irak do të përcaktojë se kur do të tërhiqen forcat amerikane. Dhe agjencia e lajmeve Reuters njofton se ekspertë të Cias ende nuk kanë përcaktuar vërtetësinë e një kasete që thuhet se është regjistruar nga Sadam Huseini. Në kasetë, e cila u transmetuar dje nga një stacion televiziv arabe, u bëhet thirrje irakianëve të dëbojnë forcat e koalicionit nga vendi.

//rd//

XS
SM
MD
LG