Lidhje

Presidenti Bush mbrrin sonte në Londër - 2003-11-18


Londinezët do të përjetojnë sot operacionin më të madh të sigurisë në qytetin e tyre, ndërkohë që Londra mirëpret presidentin Bush. 14 mijë forca policore britanike dhe disa qindra agjentë të shërbimit amerikan sekret do të jenë në krye të detyrës me rastin e vizitës 4 ditëshe të presidentit Bush.

Mijëra demonstrues kundër luftës pritet gjithashtu të dalin nëpër rrugë me rastin e kësaj vizite. Koalicioni Ndaloni Luftën i dorëzoi dje kryeministrit Tony Blair një peticion me 100 mijë firma, në të cilin zotit Blair i kërkohej që t’i thoshte presidentit Bush që të qëndronte në vendin e tij.

Kryeministri Blair tha se ky është momenti i përshtatshëm për të mbështetur me vendosmëri Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe nuk është koha për t’u lëkundur. Britania është gjithashtu në gjendje të lartë gadishmërie për shkak të paralajmërimeve për një sulm të mundshëm nga al-Kaida.

//ze//

XS
SM
MD
LG