Lidhje

Presidenti Bush ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur trupat amerikane në Irak - 2003-11-18


Presidenti Bush tha se përfundimi zyrtarisht i pushtimit amerikan të Irakut vitin që vjen, nuk përbën një strategji për t’u tërhequr dhe as nuk nënkupton fundin e pranisë ushtarake amerikane në atë vend.

Presidenti Bush foli me gazetarë gjatë një takimi me gra udhëheqëse irakiane, dy prej të cilave shërbejnë në Këshillin Qeverisës të Irakut, të ngritur nga Shtetet e Bashkuara. “Unë i sigurova këto gra se Amerika nuk do të tërhiqet. Kur them ”do të qendrojmë”, kjo nuk ka diskutim. Ajo që terroristët duan pikërisht të arrijnë, është ta na dëbojnë nga Iraku para se këto udhëheqëse të jenë në gjendje të ngrenë qeverinë e tyre dhe të jetojnë në paqe. Dhe ne do t’ia dalim mbanë”.

Një nga gratë irakiane që u takuan me Presidentin Bush, është anëtarja e Këshillit Qeverisës, Songul Chapouk, turkmene nga Bagdadi, e cila kërkoi që trupat amerikane të mos largohen deri sa forcat irakiane të sigurimit të stërviten dhe të jenë në gjendje të marrin përsipër misionin e tyre. “Kemi nevojë për forcat amerikane, sepse kemi kufij të hapur dhe nuk kemi një ushtri e forcë të stërvitur policore, kështu që kërkuam të amerikanët të mos largohen tani”.

Por do të varet nga qeveria sovrane irakiane, e cila është caktuar të marrë kompentecat e veta vitin e ardhshëm, nëse do të vendosë t’i ftojë trupat amerikane të qendrojnë apo jo. Zyrtarë amerikanë mendojnë se qeveria e ardhshme do ta bëjë një ftesë të tillë. Kjo qeveri e përkohshme është caktuar të fillojë nga detyra nga mesi i vitit 2004, pasi administrata e Presidentit Bush ndryshoi strategji përsa i përket Irakut dhe ra dakord për kalim më të shpejtë të pushtetit, ndërkohë që janë shtuar sulmet kundër forcave amerikane nga guerriljet, të cilat kundërshtojnë praninë ushtarake amerikane.

Iraku do të jetë në krye të rendit të ditës kur Presidenti Bush të takohet me kryeministrin britanik, Tony Blair, gjatë një vizite shtetërore në Londër, e cila fillon të martën, vizitë kjo që pritet të tërheqë dhjetra mijëra protestues kundër presidentit amerikan. Protestuesit kundërshtojnë luftën në Irak dhe janë të zemëruar nga mbështetja e palëkundur e kryeministrit Blair ndaj politikës së administratës amerikane për Irakun. //az//

XS
SM
MD
LG