Lidhje

Irakianët po përpiqen për qëndrueshmërinë në vendin e tyre - 2003-11-18


Irakianët po punojnë përherë e më tepër me forcat e koalicionit për vendosjen e qëndrueshmërisë në vendin e tyre. Gjenerali John Abizaid, shef i Komandës Qendrore Amerikane, thotë se më tepër se njëqind mijë irakianë po marrin pjesë drejtpërdrejt në shërbimin policor, ruajtjen e kufirit dhe krijimin e ushtrisë së re irakiane. Në këto forca përfshihen edhe 30 mijë pjesëtarët e Trupave të Mbrojtjes Civile:

Ata përfaqësojnë milicinë vendëse dhe numri i tyre pritet të arrijë në rreth 40 mijë deri nga mesi i vitit 2004. Kemi policinë dhe patrullën kufitare, që ka arritur në 4 mijë vetë dhe që do të rritet në 25 mijë vetë. Kemi shërbimin policor të Irakut, me rreth 62 mijë vetë dhe që pritet të arrijë në 71 mijë. Është gjithashtu Forca Mbrojtëse e Objekteve, e cila i çliron trupat tona nga detyrat statike të ruajtjes së objekteve. Numri i tyre do të jetë i lartë, rreth 50 mijë vetë. Kemi edhe ushtrinë e re irakiane, e cila po krijohet dhe ka fuqinë e një batalioni që arrin deri në 35 mijë vetë, - thotë gjenerali Abizaid.

Ndërkohë që një numër i madh irakianësh përpiqen të garantojnë sigurinë për popullin e tyre, një grup i vogël, por i rrezikshëm njerëzish përpiqet të pengojë lëvizjen për një Irak demokratik. Midis atyre që luftojnë kundër koalicionit janë njerëzit besnikë të ish-presidentit Sadam Hussein, kriminelë të rekrutuar nga elementët bathistë si dhe një grup i vogël por i organizuar mirë luftëtarësh të huaj,” siç i cilëson gjenerali Abizaid.

Disa prej tyre veprojnë në Irak qysh prej një kohe të gjatë, dhe shumë nga ata kanë depërtuar përmes kufijve të ndryshëm. Kështuqë, në përgjithësi unë do të thoja se numri i personave të armatosur që veprojnë kundër nesh, nuk i kalon të 5 mijë vetët... por kjo forcë është e organizuar në struktura celula dhe përbëhet nga njerëz brutalë dhe të vendosur, që dinë si të veprojnë të maskuar, që kanë shumë para dhe municone; është e lehtë ta kuptosh se sa të rrezikshme janë ato, -thotë gjenerali Abizaid.

Për më tepër se dy dekada, Irakun e ka sunduar një diktator i egër; Sadam Husseini tani nuk është më në pushtet dhe ai nuk do të kthehet më. Irakianët, me përkrahjen e forcave të koalicionit, do të fitojnë. Kjo do të kërkojë shumë më tepër punë të vështirë në aspektin ushtarak, thotë gjenerali Abizaid, por ajo mund të realizohet dhe do të realizohet.// lk //

XS
SM
MD
LG