Lidhje

Presidenti Bush i jep sot fund vizitës në Britani - 2003-11-19


Presidenti Bush i jep sot fund vizitës së tij tri ditëshe në Britaninë e Madhe me një vizitë në vendlindjen e Kryeministrit Tony Blair, Sedgefield, në veri të Anglisë. Dje, të dy udhëheqësit premtuan që të mos bëjnë kompromis dhe të mos hezitojnë në vendosmërinë e tyre në luftën kundër terrorizmit.

Zoti Blair tha se shpërthimet e djeshme terroriste në Turqi, i kujtojnë botës rrezikun që përbëjnë terroristët për mënyrën e jetesës së popujve liridashës. Presidenti Bush tha se autorët e sulmit treguan urrejtjen e tyre të papërmbajtur kundër jetës dhe urrejtjen kundër lirisë.

Organizatorët thanë se 200 mijë demonstrues marshuan në Londër dje kundër vizitës së zotit Bush, por policia tha se gjysma u kthyen nëpër shtëpitë e tyre.//ic//

XS
SM
MD
LG