Lidhje

Tikriti sulmohet për të tretën natë me radhë - 2003-11-19


Forcat amerikane sulmuan mbrëmë pozicione të guerriljeve në qytetin irakian të Tikritit për të tretën natë me radhë.

Trupat amerikane hapën zjarr me mortaja kundër godinave dhe objekteve të tjera nga rrethinat e qytetit të lindjes së ish udhëheqësit irakian Sadam Husein. Zyrtarët thanë se disa prej objetivave ishin përdorur nga guerriljet për të sulmuar forcat amerikane.

Po dje, avionët amerikanë bombarduan disa objekte të përdorura nga luftëtarët guerilas në afërsi të qytetit Bakuba në pjesën veriore të Irakut, në njërin nga operacionet më të mëdha ajrore të ndërmarra që nga përfundimi i luftimeve në shkallë të gjerë. Sulmi i djeshëm ishte një tjetër hap në ofensivën e re kundër kryengritësve në këto zona. Dy ushtarë amerikanë u vranë të hënën në incidente të veçanta në veri të Bagdadit. Dhjetëra shpërthime u dëgjuan mbrëmë edhe në Bagdad.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell i tha dje një gazete franceze se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Irak pavarësisht nga sfidat politike dhe ushtarake.

//ze//

XS
SM
MD
LG