Lidhje

Policia turke mund të ketë gjetur një lidhje ndërmjet shpërthimeve në Stamboll dhe al-Qaidës - 2003-11-19


Ministri i jashtëm turk, Abdullah Gyl, thotë se policia mund të ketë gjetur një lidhje ndërmjet shpërthimeve të së shtunës në dy sinagoga të Stambollit dhe rrjetit terrorist al-Qaida.

Zoti Gyl i tha dje agjencisë së lajmeve Associated Press se hetimet tregojnë që të dyshuarit kanë patur, siç u shpreh ai, mentalitetin e al-Qaidës.

Ai tha se autoritetet po analizojnë ADN-në e trupave të dy të dyshuarve si autorë të shpërthimeve vetëvrasëse, si dhe po zhvillojnë hetime mbi dy persona të tjerë gjithashtu të dyshuar. Shpërthimet shkaktuan vdekjen e të paktën 25 vetëve.

Njoftimet e shtypit në Turqi thonë se personat në fjalë kanë bërë pjesë në grupe ekstremiste islamike dhe, të paktën, tre prej tyre janë stërvitur në Pakistan.

Ndërkohë, të afërm të 6 hebrenjve të Turqisë, që humbën jetën në shpërthimin e së shtunës u mblodhën për funeralin e tyre në Stamboll.

//ze//

XS
SM
MD
LG