Lidhje

Lëshohet urdhërarresti për Michael Jackson - 2003-11-19


Dje policia e Kalifornisë hyri për kontroll në shtëpinë e Majkëll Xhaksonit, ndërsa këngëtari ndodhej në Las Vegas. Nuk pati arrestime, por autoritetet nuk thanë se cila ishte arsyeja e kontrolit, që zgjati gjatë gjithë ditës.

Majkëll Xhekson tha se shtypi nuk e kishte mbuluar siç duhet ngjarjen, nëpërmjet të një deklarate që i dha agjencisë Associated Pres një zëdhënëse e tij, e cila tha se këngëtari dhe tre fëmijët e tij të vegjël kishin qenë tre javët e fundit në Las Vegas për regjistrimin e një videoje. ”Jam konsultuar me juristë, të cilët nuk më përfaqësojnë mua dhe me zëdhënës, të cilët nuk më njohin personalisht, të cilët mbajnë anën time. Këto karaktere gjithmonë duket se dalin në pah me akuza dhe spekullime nga më të tmershmet, pikërisht në kohën kur del një video, ose një albumi im, -thuhet në deklaratën e Jacksonit.

"Po zbatojmë urdhërin që na u dha për kërkime lidhur me verpime kriminale në shtëpinë e këngëtarit. Në shtëpinë e Jacksonit ka 40-70 vetë nga personeli i tij, por nuk kemi patur asnjë incident", - tha zëdhënësi i shefit të policisë të Santa Barbarës, i cili nuk bëri komente lidhur me njoftimin.

Rrjeti televiziv i gjykatës, i cili citon burime të paidentifikuara, njoftoi se urdhëri për të kontrolluar shtëpinë e Jacksonit ka të bëjë me akuzat për abuzimin seksual të një djali 12 ose 13 vjeç.

Progami televiziv ”Celebrity Justice”, tha se një terapist nga Los Anxhelosi kishte njoftuar lidhur me zbulimin e faktit nga një djalë i cili kishte qenë në shtëpinë e Jacksonit dhe që filloi vizitat tek mjeku disa muaj më parë.

Zëdhënësi i Jacksonit gjithashtu nuk pranoi të komentonte lidhur me dekalaratat dhe shtoi se as ai dhe as Jacksoni nuk i dinin hollësitë e hetimeve.

Pritej që detektivët të grumbullonin faktet mbrëmë gjatë natës. Kryetari i Gjykatës së Santa Barbarës dhe shefi i policisë kishin të plan të jepnin më tepër hollësi në një konferencë shtypi që dhanë sot në mëngjes.

45-vjeçari Majkëll Jackson, njihet në të gjithë botën për albumet e tij të famshëm ”Thriller”, i vitit 1982, ’Bad” i vitit 1982 dhe ”Dangerous”, i vitit 1991. Por karriera e tij filloi të shkatërrohej në vitin 1993, pas akuzave se kishte ngacmuar seksualisht një djalë. Jacksoni thotë se është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij nuk u bënë asnjëherë zyrtarisht. Thuhet se ai pagoi disa milionë dollarë për ta mbyllur çështjen. Por si shihet kjo ngjarje e shëmtuar në jetën e këngëtari të madh?

"Majkëll Xhakson u bë i famshëm që kur ishte 11 vjeç. Ai nuk e ka idenë se si mund të jetë një fëmijë i zakonshëm. Tani, që është në të dyzetat, ai duket se nuk mund të vendosë lidhje me të rriturit", thotë kritiku David Cinclair.

Jacksoni gjithashtu ka lidhje me detektivin privat të Hollivudit, Pellicano, i cili të hënën filloi të kryejë dënimin me burgim për mbajtjen e lëndëve eksplozive. Ndaj Pellicanos po zhvillohen gjithashtu hetime lidhur me dyshimet se ai ka regjistruar fshehurazi biseda telefonike të yjeve të Hollivudit me juristët e tyre. Palicano ka punuar si zëdhënënës i Jacksonit dhe konsulent për sigurinë e tij, gjatë hetimeve për abuzim seksual me fëmijën.

Kërkimet në shtëpinë e Jacksonit bëhen në të njëjtën ditë, që doli albumi i tij ” Number Ones” e firma së regjistrimeve ”Epic Records”, ku përfshihet edhe kënga e tij solo ”One more Chance”.

XS
SM
MD
LG