Lidhje

Gjenerali Wesley Clark do të dëshmojë në Hagë - 2003-11-19


Ish-komandanti i trupave të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në një seancë me dyer të mbyllura në gjyqin ndaj ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç.

Në deklaratën e bërë publike sot nga Gjykata e Hagës, thuhej se dëshmia e gjeneralit Clark më 15 dhe 16 dhjetor nuk do të jetë e hapur për publikun. Kopja e dëshmisë nuk do të shpërndahet para se të kalojnë të paktën 48 orë nga përfundimi i seancës.

Në deklaratë thuhet se zyrtarët amerikanë do ta lexojnë më parë dëshminë për të hequr informacione që mund të kenë lidhje me sigurinë kombëtare. Para goditjeve ajrore në Kosovë, gjenerali Clark ka diskutuar me orë të tëra me zotin Millosheviç, në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës etnike. Gjyqi i zotit Millosheviç filloi në shkurt të vitit të kaluar. Ndaj tij janë ngritur 60 akuza, mes të tjerash edhe për genocid, gjatë konfliktit të Ballkanit.

//rd//

XS
SM
MD
LG