Lidhje

Shpërthimet në sinagogat e Turqisë - 2003-11-19


Pas dy bombave vetëvrasëse që shpërthyen në dy sinagoga të Stambollit më 15 nëntor, Turqia, është vendi i fundit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indonezisë, mes të tjerave, që janë bërë objekt i sulmeve terroriste të cilat synojnë të godasin vendet demokratike që lejojnë banorë të besimeve të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe. Nga shpërthimi u vranë 6 besimtarë hebrej dhe 3 herë më shumë myslimanë, mes të cilëve një roje pronarë dyqanesh dhe kalimtarë. Mbi 300 të tjerë, shumica myslimanë u plagosën.

Në Turqi jetojnë mbi 20 mijë hebrej dhe ky vend ka marrëdhënie të mira me Izraelin. Lagja ku ndodhi shpërthimi në Stamboll është një vend i njohur ku jetojnë banorë të racave dhe feve të ndryshme. Përmes një deklarate që dënonte shpërthimet presidenti Bush tha se Stambolli është një vend ku “komunitetet e larmishme muslimane, hebraike dhe të krishtera të Turqisë kanë jetuar së bashku në begati për shekuj me radhë”.

Bayram Sezgin është një kurd nga Turqia juglindore që prej 25 vjetësh ka një dyqan perimesh në afërsi të një prej sinagogave të Stambollit. Duke folur për lagjen e tij, ai i tha një gazete libaneze se “ajo është një zonë shumë e veçantë. Njerëz të të gjitha komuniteteve jetojnë aty në miqësi”. mehmet Sen, dritaret e dyqanit të të cilit u thyen nga forca e shpërthimit tha se “ky akt nuk është vepër e myslimanëve të vërtetë. Ai nuk ka të bëjë me Islamin”.

Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes Paul Wolfowitz tha se vrasësit që pretendojnë të jenë myslimanë të mirë, tradhëtojnë besimin e tyre në emër të pushtetit.

“Kemi të bëjmë me një pakicë të botës myslimane që synon të imponojë një variant fashist të fese mbi qindra miliona besimtarë që nuk kanë të njejtin mendim si ata. Beteja jonë afat-gjatë duhet duhet të bëjë që këto forca të izolohen dhe munden. Dhe aleatët tanë më të mëdhenj për realizimin e saj duhet të jenë qindra miliona myslimanë që dëshirojnë një jetë jo të ndryshme nga ajo që gëzojmë ne në Perëndimin e lirë dhe demokratik.”

Siç e bëri të qartë presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri përkrah Turqisë dhe vende të tjera të shumta që janë të angazhuar për të mposhtur terrorizmin. //kk//

XS
SM
MD
LG