Lidhje

Qeveria shqiptare nxjerr buxhetin, Banka Qendrore godet spekulimet e tregut - 2003-11-20


Qeveria shqiptare publikoi sot paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm në qendër të të cilave është vendosur sërish qëndrueshmëria makro-ekonomike e vendit. Ministri i financave, Kastriot Islami, deklaroi se paketa fiskale suynon të konsolidojë të ardhurat fiskale dhe të ulë evazionin fiscal, si dhe të zbatojë rekomandimet e Bashkimit Europian në procesin e bisedimeve për marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Ai tha se edhe projekt-buxheti mbështetet mbi një ekonomi të qendrueshme he synon rritje ekonomike, kontrollin e inflacionit dhe të deficitit buxhetor. “Edhe për vitin 2004, buxheti do të financojë me prioritet sektorin e shëndetësisë me synim përmirësimin e shërbimit parësor, sektorin e arsimit me synim përmirësimin e mësimdhënies dhe rritjes së nivelit të arsimit. Kujdes do të vazhdohet të tregohet në shërbimet sociale. Është parashikuar një tjetër rritje realiste e pagave dhe pensioneve. Infrastruktura do të mbështetet në mënyrë të vecantë në të gjithë komponenetët e saj” - tha zoti Islami.

Investimet publike parashikohet të rriten me 26%, ndërsa për herë të parë këtë vit synohet që tatimet të sjellin më shumë të ardhura nga doganat. Entuziazmi i zyrtarëve për tregues të qëndrueshëm makro-ekonomikë mbështetet vec të tjerash edhe tek puna e Bankës Qendrore me kontrollin e inflacionit. Drejtues të Bankës Qendrore pohojnë se mbajtja e inflacionit në kufijtë 2-4% po arrihet me sukses, ndonëse fundi i vitit rrezikohet nga spekullimet e tregut.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Shkëlqim Cani, thotë se për këtë arësye Banka po fillon sot një fushatë kundër rritjes spekullative të cmimeve. “Fushata organizohet për të rritur transparencën, për të ndërgjegjësuar e edukuar publikun me cështjet e ekonomisë. Qëllimi është të tërhiqet vëmendja e opinionit për këtë problem, si dhe për të sensibilizuar edhe autoritetet e tatim-taksave dhe doganave” - tha zoti Cani. Në fund të vitit tregtarët spekullantë ndikojnë jo pak në treguesit e ekonomisë, duke rritur jashtë mase cmimet e mallrave më të kërkuara në treg.

//rd//

XS
SM
MD
LG