Lidhje

Agjencia e OKBsë për energjinë bërthamore shqyrton raportin mbi Iranin - 2003-11-20


Drejtoria e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka filluar diskutimet në Vjenë për të vendosur nëse Irani ka shkelur Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Muhamed ElBaradei, i tha sot drejtorisë se shumë nga shkeljet dhe dështimet e Iranit për të përmbushur detyrimet e tij ndërkombëtare ngjallin shqetësim të thellë.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, zoti ElBaradei vlerësoi lart premtimin iranian të kohëve të fundit për të lejuar inspektimet paparalajmërim të objketeve të tij bërthamore, duke e cilësuar atë si një frymë të re bashkëpunimi nga ana e Republikës Islamike. Ai i bëri thirrje drejtorisë të hartojë një projektrezolutë që u përgjigjet atyre që ai i cilësoi si lajmeve të mira dhe të këqia rreth programit bërthamor të Iranit. Pritet që drejtoria të paraqesë nesër një projektrezolutë përfundimtare.

//rd//

XS
SM
MD
LG