Lidhje

Turqia ndalon disa persona të dyshuar për shpërthimet në Stamboll - 2003-11-20


Turqia njofton se ka arrestuar disa persona të dyshuar në lidhjme me shpërthimet e djeshme në Stamboll që shkaktuan vdekjen e 27 vetave, por zyrtarët bënë të ditura shumë pak hollësi rreth hetimeve.

Arrestimet u bënë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania paralajmëruan shtetasit e tyre që të mos shkojnë në Turqi për shkak se atje mund të kryhen sulme të tjera terroriste.

Zyrtarë britanikë dhe turq thanë se sulmet e djeshme kundër objekteve britanike ishin të ngjashme me shpërthimet e ditës së shtunë kundër dy sinagogave të Stambollit. Sekretari i jashtëm britnaik tha se sulmet kanë karaktreristakat e akteve të rrjetit terrorist al-Kaida.

Në një bisedë telefonike, Presidenti Bush i shprehu ngushëllimet e tij kryeministri turk dhe premtoi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Gjatë një konference në Stamboll, ministri i jashtëm i Turqisë, Abdullah Gul, tha se mund të konfirmojë arrestimin e disa personave, por shtoi se është tepër shpejt të jepen informata rreth të dyshuarve. Gazeta turke Hurrjet njoftoi më parë se policia kishte identifikuar dy autorët e sulmeve të djeshme dhe se kishte ndalur 7 persona të tjerë për t’i marrë në pyetje.

//rd//

XS
SM
MD
LG